Presidenti amerikan, Donald Trump, takoi në Florida disa prej liderëve të Amerikës Latine për të shpallur krijimin e një koalicioni ushtarak kundër karteleve të drogës.
Nisma u prezantua gjatë samitit “Shield of the Americas”, në të cilin morën pjesë drejtues nga disa vende të Amerikës Qendrore, asaj Jugore dhe Karaibeve.
Trump argumentoi se kartelet e drogës përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë në rajon dhe për Shtetet e Bashkuara.
Në këtë kuadër, administrata e tij zgjeroi përfshirjen në Amerikën Latine, duke ushtruar presion ndaj Venezuelës, në atë që kulmoi me kapjen e presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduros.
Në samitin e së shtunës, Trumpi nënshkroi dekret për krijimin zyrtar të koalicionit kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.
Në fjalimin pas kësaj, ai tha se rajoni i Amerikës Latine ka potencial të madh për zhvillim, porse, sipas tij, ai nuk mund të realizohet pa u goditur fuqishëm kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.
Burimi: opinion.al


