trump takon kryeministrin e irakut nafta potencial do bejme shume marreveshje 6a57530aa99b1

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

July 15, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku të dy udhëheqësit u zotuan të thellojnë lidhjet ekonomike dhe të rrisin prodhimin e naftës në Irak.



Takimi i së martës erdhi pasi Trump mbështeti al-Zaidi-n, një biznesmen pa përvojë në politikë, dhe kundërshtoi publikisht ish-kryeministrin e Irakut, Nouri al-Maliki, për rolin e kryeministrit në fillim të këtij viti.

Al-Maliki, një figurë përçarëse që shihet si person me lidhje të ngushta me Iranin, më pas doli nga gara në prill.

Qeveria irakiane kishte thënë më parë se presite që disa marrëveshje për naftën dhe gazin të nënshkruheshin gjatë vizitës së al-Zaidi në SHBA, me Trump që gjithashtu premtoi një sërë marrëveshjesh gjatë takimit në Zyrën Ovale. Ai e cilësoi al-Zaidi-n “një kampion fantastik, një kampion i ri”.

Iraku ka një potencial të jashtëzakonshëm për shkak të naftës së tyre dhe për aspekte të tjera, por për shkak të naftës së tyre, dhe ne do të bëjmë shumë marrëveshje”, tha Trump.

Do të krijojmë shumë vende pune për të dy vendet dhe do të nxjerrim shumë naftë”, shtoi Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori mediani ne mesin e kumanovareve per ta ndjekur sfiden e boterorit spanje france 6a574117ec585
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori Mediani në mesin e kumanovarëve për ta ndjekur sfidën e Botërorit: Spanjë-Francë!

alarm ne han te elezit 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi 4 dergohen ne qkuk 6a5757937dfda
Lajmi i radhës

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

Të fundit nga

ShkoLartë