alarm ne han te elezit 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi 4 dergohen ne qkuk 6a5757937dfda

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

July 15, 2026
1 minut lexim

Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit.

Sipas burimeve të medias brenda QKMF-së së këtij qyteti, rreth 80 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit nga ushqimi.

Ushqimet nga të cilat dyshohet se janë helmuar janë picat dhe sendviqët.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur katër pacientë të cilët ishin në gjendje më të rënduar janë dërguar për trajtim në QKUK, teksa gjendja e tyre është stabile.

Lidhur me rastin në inspektim kanë dalë edhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik të cilët mësohet se kanë bërë verifikim në QKMF dhe në biznesin ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump takon kryeministrin e irakut nafta potencial do bejme shume marreveshje 6a57530aa99b1
Lajmi i mëparshëm

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

pse mbahet ende meta ne burg dhe berisha detyrohet 2 here ne muaj te shkoje ne prokurori ja si pergjigjet kreu i spak 6a57581119e3e
Lajmi i radhës

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet 2 herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Të fundit nga

ShkoLartë