trump serish thote se parandaloi luften mes kosoves dhe serbise shpetuam miliona jete 68907fd4de38c

Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë

August 4, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.

Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë.

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.

I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth prandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë temë, para pak ditësh kishte folur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lendohen 11 futbolliste ne serbi i goditi rrufeja 68907fd1ca854
Lajmi i mëparshëm

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

rusia po qellon civilet zelensky ndan pamje nga qytetet ne vijen e frontit 689080fec612b
Lajmi i radhës

“Rusia po qëllon civilët” – Zelensky ndan pamje nga qytetet në vijën e frontit

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë