trump se perjashton mundesine e rinisjes se bisedimeve me iranin 6a8609908396f

Trump s’e përjashton mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Iranin

August 19, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatat me Iranin mund të rinisin “në një pikë”, por shtoi se është i kënaqur me situatën aktuale.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 19 gusht lidhur me mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Iranin, Trump tha se: “Aktualisht, mendoj se situata është e mirë”. Ai shtoi se negociatat mund të rinisin “ndoshta në një pikë”.

Presidenti Trump po ashtu përsëriti qëndrimin se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, tha ai, duke shtuar se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do të ketë”.

Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kanë “nën zotërim, nën kontroll të plotë” këtë rrugë ujore, duke shtuar se aktiviteti i mbetur iranian është një “bezdi”, kur Irani herë pas here rrëzon ndonjë dron.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi kompaninë e inteligjencës tregtare Kpler, sipas së cilës gjashtë anije që transportojnë mallra kaluan nëpër ngushticë më 18 gusht, krahasuar me nëntë një ditë më parë dhe nën mesataren ditore prej 11 anijesh gjatë 10 ditëve të fundit.

Deklaratat e Trumpit vijnë dy ditë pas skadimit të periudhës 60-ditore të negociatave, të përcaktuar në bazë të një memorandumi mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit, të nënshkruar në qershor. Memorandumi synonte të krijonte një kornizë për përfundimin e konfliktit, parandalimin që Irani të kishte një armë bërthamore dhe rikthimin e lirisë së lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Periudha 60-ditore skadoi pa një marrëveshje përfundimtare dhe negociatat janë bllokuar. SHBA-ja thotë se Irani e shkeli memorandumin e qershorit duke sulmuar anije tregtare në ngushticë gjatë korrikut, gjë që nxiti rinisjen e veprimeve ushtarake amerikane. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhuna ndaj shefit te krimeve ne sarande gjykata le ne burg 6 badigardet e orange club 6a86093005aa4
Lajmi i mëparshëm

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në burg 6 badigardët e “Orange Club”

nga big brother vip kosova drejt marteses kushtrimi dhe aurora po pergatiten per dasmen 6a860a6cb1553
Lajmi i radhës

Nga “Big Brother VIP Kosova” drejt martesës, Kushtrimi dhe Aurora po përgatiten për dasmën

Të fundit nga

Rrjet i dyshuar i BIA-s serbe në Kosovë

Prokuroria Speciale konfirmon se, përveç rasteve që tashmë janë bërë publike, po hetohen edhe persona të tjerë të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA. Katër aktgjykime dënuese janë
ShkoLartë