dhuna ndaj shefit te krimeve ne sarande gjykata le ne burg 6 badigardet e orange club 6a86093005aa4

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në burg 6 badigardët e “Orange Club”

August 19, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e “Orange Club”, të cilët u arrestuan pas konfliktit të ndodhur pak ditë më parë, ku dhunuan shefi i Krimeve, Mateo Bakalli.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20 të mëngjesit në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Sipas policisë, Bakalli po kalonte me automjetin e tij në zonë kur konstatoi një konflikt mes rojeve të sigurisë së lokalit dhe disa personave të tjerë.

Efektivi ndërhyri për të ndalur përplasjen, duke u identifikuar si punonjës policie dhe duke u kërkuar personave të përfshirë t’i jepnin fund konfliktit.

Sipas versionit të Policisë, pas ndërhyrjes Bakalli u godit me grushte nga personat e përfshirë në konflikt. Ai reagoi në vetëmbrojtje dhe arriti të njoftonte shërbimet e Policisë për situatën.

Forcat e Policisë mbërritën pak minuta më vonë në vendngjarje, duke ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Pas veprimeve hetimore, gjashtë persona u vunë në pranga, ndërsa çështja kaloi në Gjykatën e Sarandës, e cila ka vendosur që ata të qëndrojnë në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive vijojnë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrjet i dyshuar i bia s serbe ne kosove 6a8608b36059d
Lajmi i mëparshëm

Rrjet i dyshuar i BIA-s serbe në Kosovë

trump se perjashton mundesine e rinisjes se bisedimeve me iranin 6a8609908396f
Lajmi i radhës

Trump s’e përjashton mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë