trump po pergatit nje pakete masash per mbeshtetjen e zhvillimit te teknologjise se inteligjences artificiale zbulohen detaje 6860d25522324

Trump po përgatit një paketë masash për mbështetjen e zhvillimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale – zbulohen detaje

June 29, 2025
1 minut lexim

Administrata e Donald Trump po përgatit një paketë masash ekzekutive për të rritur furnizimin me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (IA).

Kërkesa për energji nga qendrat e të dhënave të IA-së pritet të rritet shumë, duke vënë presion mbi rrjetet ekzistuese të energjisë.

Dhe ndër masat e propozuara janë lehtësimi i lidhjes së projekteve të reja energjetike me rrjetin elektrik dhe sigurimi i tokës federale për ndërtimin e këtyre qendrave të të dhënave.

Gjithashtu po shqyrtohet thjeshtimi i lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave me një leje kombëtare nën Aktin për Ujin e Pastër.

Në janar, Trump zhvilloi një takim me drejtues të kompanive teknologjike për të promovuar Projektin Stargate, i cili synon ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe krijimin e më shumë se 100,000 vendeve të punës.

Administrata synon të përgatisë një Plan Veprimi për IA-në deri më 23 korrik dhe po planifikon të shpallë atë datë si “Dita e Veprimit për IA”.

Rritja e kërkesës për energji pritet të jetë pesë herë më e madhe se parashikimet e mëparshme deri në vitin 2029. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lirim gashi shperthen ndaj ldk se parti pa shtylle kurrizore dhe identitet politik 6860d1a1e5379
Lajmi i mëparshëm

Lirim Gashi “shpërthen” ndaj LDK-së: Parti pa shtyllë kurrizore dhe identitet politik

bbc policia serbe perleshet me protestuesit antiqeveritare ne beograd 6860d2cc6bd49
Lajmi i radhës

BBC: Policia serbe përleshet me protestuesit antiqeveritarë në Beograd

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë