trump po anuloj te gjitha dokumentet qe biden nenshkroi me autopen 692a1794e0981

Trump: Po anuloj të gjitha dokumentet që Biden nënshkroi me autopen

November 28, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se po anulon të gjitha dokumentet e nënshkruara nga ish-presidenti Joe Biden duke përdorur një autopen – një pajisje automatike nënshkrimi.

Trump thotë se kjo është deri në 92 për qind e dokumenteve të tilla, dhe ai e publikoi deklaratën e tij në Truth Social, raporton KosovaPress.

Në mesazhin e tij karakteristik, Trump tha se John Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen.

“Çdo dokument i nënshkruar nga Joe Biden me një autopen, që ishte afërsisht 92% e tyre, me anë të kësaj anulohet dhe nuk ka asnjë fuqi apo efekt të mëtejshëm. Autopeni nuk mund të përdoret përveç nëse autorizohet posaçërisht nga presidenti i SHBA-së. Me anë të kësaj anuloj të gjitha Urdhërat Ekzekutivë dhe çdo gjë tjetër që nuk është nënshkruar drejtpërdrejt nga Joe Biden, sepse njerëzit që drejtuan autopenin e bënë këtë në mënyrë të paligjshme. Joe Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen dhe, nëse thotë se ishte, do të akuzohet për dëshmi të rreme”, ka shkruar Trump.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse chatgpt nuk mund te tregoje oren 692a174e75015
Lajmi i mëparshëm

Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

tensionet mes shba se dhe venezueles new york times trump dhe maduro folen ne telefon ja cfare biseduan dy lideret 692a19459b00b
Lajmi i radhës

Tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës, New York Times: Trump dhe Maduro folën në telefon, ja çfarë biseduan dy liderët

Të fundit nga

ShkoLartë