trump paralajmeron iranin nese me vrisni kam lene urdher qe te 6a511564731e9

Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrisni, kam lënë urdhër që të…!

July 10, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka lënë udhëzime të qarta për mënyrën se si duhet të reagojnë Shtetet e Bashkuara në rast se Irani arrin të realizojë një plan atentati ndaj tij, duke paralajmëruar Teheranin me hakmarrje të paprecedentë.

Në një intervistë për New York Post, Trump tha se ka “lënë urdhra” për atë që duhet të ndodhë nëse Irani arrin të zbatojë ndonjë nga planet për ta vrarë, duke i dërguar një mesazh të ashpër Teheranit.

“Jam në listën e tyre prej shumë kohësh. Kjo është ajo me të cilën përballemi”, u shpreh Trump, i cili kishte bërë deklarata të ngjashme edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Ankara, me rastin e Samitit të NATO-s.

“Kam lënë urdhra që, nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojnë, fjalë për fjalë, në një nivel që nuk e kanë parë kurrë më parë”, deklaroi presidenti amerikan.

Komentet e tij erdhën pasi u pyet lidhur me raportimet e fundit se Izraeli kishte informuar këtë javë SHBA-në për të dhëna të shërbimeve të inteligjencës që lidhen me një plan për atentat ndaj presidentit amerikan.

Sipas një raporti ekskluziv të Wall Street Journal, shërbimi sekret izraelit Mossad ka informuar agjencitë amerikane të inteligjencës për një plan të ri iranian për vrasjen e Donald Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan la të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një plan të ri nga ana e Iranit, por theksoi se, sipas tij, Teherani ka synuar eliminimin e tij prej vitesh.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ne 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e pare te anetaresimit ne be 6a5114f2ea271
Lajmi i mëparshëm

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

rriten cmimet e banesave ne tremujorin e dyte ne maqedoni 6a511a10c3927
Lajmi i radhës

Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë