trump nese iranianet duan qe lufta te mbaroje duhet te na telefonojne 69ee8300d13c4

Trump: Nëse iranianët duan që lufta të mbarojë, duhet të na telefonojnë

April 26, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se Irani ka mundësi të kontaktojë drejtpërdrejt Washingtonin nëse dëshiron të negociojë përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.



Në një intervistë telefonike për emisionin The Sunday Briefing në Fox News, Trump u shpreh se kanalet e komunikimit janë të hapura dhe funksionale. “Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë. Ka një telefon dhe kemi linja të mira dhe të sigurta”, tha ai.

Presidenti amerikan shprehu optimizëm për një përfundim të shpejtë të luftës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të dalin fituese. Ai shtoi se disa nga përfaqësuesit iranianë me të cilët po zhvillohen kontakte janë “shumë të arsyeshëm”, ndërsa të tjerë jo, duke shpresuar që Teherani “do të sillet me zgjuarsi”.

Në të njëjtën intervistë, Trump kritikoi aleatët perëndimorë, veçanërisht NATO, për mungesë mbështetjeje ndaj SHBA-së në çështjen e Iranit.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë hapa konkretë drejt negociatave mes palëve.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vaksinimi me dy doza kunder hpv eshte 515 shume me poshte se mesatarja e rekomanduar 69ee71cd6cfef
Lajmi i mëparshëm

Vaksinimi me dy doza kundër HPV është 51,5%, shumë më poshtë se mesatarja e rekomanduar

afrim gashi merr pjese ne pritjen zyrtare ne lubjane per takimin e miqve te ballkanit perendimor 69ee8ca2248d7
Lajmi i radhës

Afrim Gashi merr pjesë në pritjen zyrtare në Lubjanë për Takimin e Miqve të Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë