trump kritikon vendet qe e njohen shtetin e palestines 68d3149bd16c6

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

September 23, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan ka mbajtur një fjalim të gjatë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Donald Trump ka folur për luftën gati dyvjeçare që po zgjat mes Izraelit dhe Hamasit.

“Fatkeqësisht, Hamasi ka refuzuar vazhdimisht oferta të arsyeshme për paqe”, thotë ai, raporton skynews.

“Tani, sikur për të inkurajuar konfliktin e vazhdueshëm, disa anëtarë të këtij trupi po kërkojnë të njohin në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez. Shpërblimi do të ishte tepër i madh për terroristët e Hamasit, për mizoritë e tyre. Kjo do të ishte një shpërblim për këto mizori të tmerrshme, përfshirë 7 tetorin”, pohoi 79-vjeçari.

Në vend që “të dorëzohemi para Hamasit”, ata që duan paqe duhet të jenë “të bashkuar në një mesazh”, shton ai.

“Lironi pengjet tani, thjesht lironi pengjet. Tani”, thotë presidenti amerikan dhe shtoi se “duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gaza. Duhet ta ndalim. Duhet ta përfundojmë. Duhet të fillojmë negociatat menjëherë. Duhet të negociojmë për paqe”.

Ai përsërit se pengjet duhet të lirohen, dhe jo me radhë, por të gjitha njëherësh.

Ndryshe, Trump ka folur edhe për shumë çështje të tjera duke përfshirë edhe luftën në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundimi i mandatit te zacajt ked miraton listen e kandidateve per kushtetuesen 68d314246683a
Lajmi i mëparshëm

Përfundimi i mandatit të Zaçajt, KED miraton listën e kandidatëve për Kushtetuesen

nderron jete aktorja claudia cardinale ikona e kinematografise shuhet ne moshen 87 vjecare 68d3164e06b7b
Lajmi i radhës

Ndërron jetë aktorja Claudia Cardinale, ikona e kinematografisë shuhet në moshën 87-vjeçare

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë