trump irani do te kishte pasur arme berthamore nese une nuk do ta kisha nderprere marreveshjen e obames 69a61a0bedcbc

Trump: Irani do të kishte pasur armë bërthamore nëse unë nuk do ta kisha ndërprerë marrëveshjen e Obamës

March 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan pretendoi — pa asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij — se nëse nuk do ta kishte hequr dorë nga marrëveshja bërthamore e Iranit e nënshkruar nga paraardhësi i tij Barack Obama, Teherani do të kishte pasur një bombë bërthamore deri tani.

Nëse nuk do ta kisha ndërprerë Marrëveshjen e tmerrshme Bërthamore të Iranit (JCPOA) të Obamës, Irani do të kishte pasur një armë bërthamore tre vjet më parë”, tha Trump.

Ky ishte transaksioni më i rrezikshëm që kemi hyrë ndonjëherë, dhe nëse do të lejohej të qëndronte, bota do të ishte një vend krejtësisht tjetër tani. Mund ta fajësoni Barack Hussein Obamën dhe Joe Bidenin e përgjumur”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

Shumica e analistëve dhe inspektorëve të pavarur kishin arritur në përfundimin, në atë kohë, se Irani ishte pajtuar me JCPOA-n dhe e kishte mbajtur pasurimin e uraniumit nën limit — larg niveleve të nevojshme për të ndërtuar armë bërthamore.

Ndryshe presidenti amerikan ka arsyetuar sulmet izraelito-amerikane në Iran me ndalimin e prodhimit të armëve bërthamore nga ana e Teheranit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arne slot shigjeton premier league per goditjet standarde 69a619428dd20
Lajmi i mëparshëm

Arne Slot ‘shigjeton’ Premier League për goditjet standarde

berisha njofton protesten e radhes diten e seances per imunitetin e lubi ballukut shqiptaret te bashkohen te kuvendi 69a61af591640
Lajmi i radhës

Berisha njofton protestën e radhës: Ditën e seancës për imunitetin e Lubi Ballukut shqiptarët të bashkohen te Kuvendi!

Të fundit nga

ShkoLartë