trump gjera shume te mira po ndodhin ne ukraine dhe rusi 69794db922c28

Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi

January 28, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump iu është përgjigjur shkurt disa gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për Iowa.

Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë pas bisedimeve trepalëshe që u zhvilluan javën e kaluar.

“Po ndodhin gjëra shumë të mira në Ukrainë dhe Rusi”, ka pohuar lideri amerikan duke mos dhënë më shumë detaje.

Theksojmë se në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime trilaterale të paqes – një format i rrallë prej nisjes së luftës në 2022, që u quajt takimi i parë trepalësh direkt për përfundimin e konfliktit të gjatë.

Takimi u përshkrua si “konstruktiv”, por nuk prodhoi një marrëveshje përfundimtare apo armëpushim të menjëhershëm.

Territori mbetet çështje kryesore – Rusia kërkon të kontrollojë pjesë të mëdha të Donbasit, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë toka të mbrojtura me luftë dhe kërkon të ruajë integritetin territorial.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i lipjanit shpreh ngushellime per vdekjen e te miturit nga lipjani dhimbje e madhe per familjen 69794da551161
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen

e kam armike ne loje kunatat perplasen ne prime 697955b19647e
Lajmi i radhës

“E kam armike në lojë”, kunatat ‘përplasen’ në Prime

Të fundit nga

Muani përfshihet në një aksident trafiku

Ylli i Tottenhamit, Randal Kolo Muani, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik. Fatmirësisht, raportohet se ai ka dalë pa lëndime nga përplasja, raporton “The Sun”. Aksidenti ndodhi pasi i shpërtheu
ShkoLartë