trump fali nje manjat kriptomonedhash por nuk e ka idene se kush eshte ai 6908cf6589dc2

Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai

November 3, 2025
1 minut lexim

Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump fali Zhangpeg Zhao, një multimilioner kriptomonedhash, një burrë për të cilin presidenti amerikan thotë se… nuk e di se kush është.

Trump u pyet për faljen gjatë një interviste që dha në emisionin “60 Minutes” të CBS News, i cili u transmetua të dielën.

Prezantuesja e emisionit, Nora O’Donnell, e pyeti presidentin pse e fali një burrë që prokurorët qeveritarë kishin thënë se kishte shkaktuar “dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

“Në rregull, a jeni gati? Nuk e di kush është ai”, u përgjigj Trump. Ai shtoi se nuk kujtonte ta kishte takuar Zhao-n dhe se “nuk kishte idenë se kush ishte ai”. Atij thjesht i ishte thënë se biznesmeni ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga administrata e Joe Biden.

Zhao u deklarua fajtor për lehtësimin e pastrimit të parave në vitin 2023. Ai vuajti katër muaj burg dhe pranoi të jepte dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Binance, bursës së kriptomonedhave që ai bashkëthemeloi.

Kompanitë e tij kanë punuar me kompani të lidhura me Trump në projekte të monedhave dixhitale.

Falja e presidentit heq kufizimet që e kishin penguar Zhao të angazhohej në aktivitete financiare, raporton BBC, por është e paqartë nëse kjo ndryshon pozicionin e tij me rregullatorët amerikanë apo rolin e tij në Binance.

Përveç Zhao-s, Trump ka falur themeluesit e platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave BitMEX, të cilët përballeshin me akuza për pastrim parash, dhe Ross Ulbricht, themeluesin e Silk Road, një treg i internetit të errët që gjithashtu trafikonte drogë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamasi dorezon trupat e tre pengjeve izraeli akuzon per vonesa 6908cdb3d8b35
Lajmi i mëparshëm

Hamasi dorëzon trupat e tre pengjeve, Izraeli akuzon për vonesa

sa per qind e familjeve ne kosove nuk kane qasje ne internet 6908d4913b55e
Lajmi i radhës

​Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë