trump bllokoi pezulloi aplikimet per viza pas te shtenave ndaj gardes kombetare shtepia e bardhe publikon listen e 19 shteteve qe nuk lejohen ne shba 693008057008f

Trump bllokoi pezulloi aplikimet për viza pas të shtënave ndaj Gardës Kombëtare, Shtëpia e Bardhë publikon listën e 19 shteteve që nuk lejohen në SHBA

December 3, 2025
1 minut lexim

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha aplikimet për imigracionin nga 19 vende që u konsideruan me rrezik të lartë ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në Uashington, D.C., nga një shtetas afgan, njoftoi të martën Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Pezullimi vlen për njerëzit nga 12 vendet, qytetarët e të cilëve janë ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara që nga qershori, si dhe për qytetarët e shtatë vendeve të tjera që më parë ishin subjekt i kufizimeve të vizave, sipas një dokumenti nga zyrtarët e imigracionit të parë nga AFP.

Aplikimet për karta jeshile nga shtetasit e këtyre vendeve, si dhe aplikimet për natyralizim, janë pezulluar.

Lista përfshin disa nga vendet më të varfra dhe më të paqëndrueshme në botë.

Qershorin e kaluar, Donald Trump urdhëroi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e Afganistanit, Burmës, Çadit, Republikës së Kongos, Guinesë Ekuatoriale, Eritresë, Haitit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

Shtatë vendet e tjera janë Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem tha të hënën në mbrëmje nëpërmjet X se i kishte rekomanduar Presidentit Donald Trump “një ndalim të plotë të hyrjes për shtetasit e çdo vendi të mallkuar që e ka përmbytur kombin tonë me vrasës, shushunja dhe të varur nga ndihma sociale”.

“Ne nuk i duam ata, asnjërin prej tyre”, tha ajo.

Dje, presidenti amerikan bëri komente ndaj Somalisë, duke thënë se emigrantët nga ai vend afrikan nuk duhet të jenë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara. “Unë nuk i dua ata në vendin tonë”, tha ai.

Pas sulmit të 26 nëntorit, që i atribuohet një shtetasi afgan, që vrau një ushtare të Gardës Kombëtare dhe plagosi rëndë një ushtar tjetër, administrata Trump ka ngrirë të gjitha vendimet për dhënien e azilit në Shtetet e Bashkuara.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetem pak muaj para arrestimit mogherini nenshkroi kontrate me telekom srbija 6930065342d03
Lajmi i mëparshëm

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me ‘Telekom Srbija’

globe 2 14 dhjetor bli nje produkt dhe per ate vlere merr dhurate cte duash 69300b154dc48
Lajmi i radhës

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë