tronditet franca e humbur prej 10 gushtit influencuesja 29 vjecare gjendet e djegur 6a88c8b14c06a

Tronditet Franca! E humbur prej 10 gushtit, influencuesja 29-vjeçare gjendet e djegur

August 21, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e trishtë tronditi Francën, ku trupi i 29-vjeçares Sonia Bellina u gjet i djegur në një vresht në Saint Gilles. Testet e ADN-së kanë konfirmuar së fundmi se vajza e gjetur dy ditë më parë ishte pikërisht influencuesja 29-vjeçare, e cila ishte zhdukur që prej datë 10 gusht dhe familja e saj nuk dinte asgjë për vendndodhjen e saj.

Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë ku dyshohet e reja është vrarë.

Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Sonias, ku provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë se ata janë përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarje. Njëri prej tyre është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë edhe më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë.

Ky person sipas policisë, ka qenë i fundit me të cilin 29-vjeçarja ka pasur kontakt.

Natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ajo kishte dalë nga banesa dhe i kishte thënë motrës së saj se do të kthehet shpejt, “Po takoj dikë dhe kthehem menjëherë,” ndërsa pak kohë më vonë telefoni i saj ishte i fikur.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes dhe motivi pse u vra e reja, por sipas mediave krahas hetimit penal, familja e Sonia Bellinas ka denoncuar thashethemet që lidhen me jetën e viktimës në rrjete sociale.

Avokati i tyre ka njoftuar se do të ngrihen akuza dhe do të merrem veprime ligjore kundër personave përgjegjës që po dëmtojnë imazhin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e 83 te protestuesi paralajmeron pershkallezim ne shtator do te bllokojme rruget 6a88c8506b10e
Lajmi i mëparshëm

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

nick jonas rrefen betejen e tij shendetesore kam 21 vite qe perballem me te 6a88c984c9bc0
Lajmi i radhës

Nick Jonas rrëfen betejën e tij shëndetësore: Kam 21 vite që përballem me të…

Të fundit nga

ShkoLartë