trmup shtrengon masat presidenti amerikan vendos 25 tarifa per vendet qe bejne biznes me iranin 6965f9655c599

Trmup shtrëngon masat, Presidenti amerikan vendos 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Iranin

January 13, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% mbi mallrat që vijnë nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin.

Vendimi hyn në fuqi “menjëherë”, bëri të ditur Trump përmes platformës së tij Truth Social, duke theksuar se “ky urdhër është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”.

Irani ndodhet tashmë nën sanksione të ashpra amerikane dhe po përballet me një krizë të thellë ekonomike, me monedhën në rënie të lirë dhe inflacion të lartë që ka rritur çmimet e ushqimeve deri në 70%. Duke qenë se ushqimi përbën rreth një të tretën e importeve të vendit, kufizime të reja tregtare pritet të përkeqësojnë më tej mungesat dhe koston e jetesës.

Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit, e ndjekur nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe India. Vendimi i Trump pritet të ketë ndikim të gjerë në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare dhe të rrisë tensionet ekonomike dhe politike në rajon.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia nis sulmin me intensiv te vitit ne ukraine thone zyrtaret 6965f7b3ccdd0
Lajmi i mëparshëm

Rusia nis sulmin më intensiv të vitit në Ukrainë, thonë zyrtarët

rama ne abu dhabi presidenti zayed al nahyan mik i madh i shqiperise 6965fc73b0bd2
Lajmi i radhës

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë