triumfon alex marquez 68fe0854e368f

Triumfon Alex Marquez

October 26, 2025
1 minut lexim

Alex Marquez me Ducati Gresini është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP.

Piloti spanjoll bëri një garë të mirë, duke qenë i shkëputur nga rivalët dhe konsolidon pozitat në vendin e dytë në renditje.

Në podium u ngjitën edhe spanjollët Pedro Acosa (i dyti me KTM) dhe Joan Mir (i treti me Honda), duke konfirmuar një dominim të pilotëve iberikë.

Edhe në këtë garë mungoi kampioni i botës Marc Marquez, i operuar dhe që ka mbyllur sezonin.

Një garë për t’u harruar kjo për italianin Francesco Bagnaia (Ducati), që u detyrua të tërhiqej pas dëmtimit të gomës.

Tashmë që kampionët, për pilotë dhe konstruktorë janë përcaktuar, duelohet thjesht për të mbyllur kampionatin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u aksidentua teksa qarkullonte me motor ne gjendje te dehur arrestohet 63 vjecri ne fier 68fe08005d7e7
Lajmi i mëparshëm

U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier

kurti e propozoi per minister te kultures vjen reagimi i pare nga fatmir spahiu 68fe08634da5c
Lajmi i radhës

Kurti e propozoi për ministër të Kulturës, vjen reagimi i parë nga Fatmir Spahiu

Të fundit nga

ShkoLartë