tripunovski nuk ka shkurtim te subvencioneve mjetet do te shkojne tek fermeret e vertete 69932afeae4de

Tripunovski: Nuk ka shkurtim të subvencioneve, mjetet do të shkojnë tek fermerët e vërtetë

February 16, 2026
1 minut lexim

Në mbledhje qeveritare u miratua Programi i ri për pagesat direkte për vitin 2026″, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili tha se është bërë rritje minimale e sipërfaqeve që janë kusht për përdorimin e subvencioneve, me qëllim rritjen e prodhimit vendas të ushqimit.

Ai theksoi se do të vihet fokus serioz në kontrollet në terren që do t’i kryejnë institucionet kompetente, në mënyrë që mjetet të arrijnë tek fermerët e vërtetë.

“Vitin e kaluar u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi u vunë në dispozicion të Agjencisë për Pagesa, për të parandaluar rrjedhjen e mjeteve shtetërore tek personat që deri më tani kanë përdorur subvencione, por nuk kanë kultivuar sipërfaqe bujqësore”, shpjegoi Tripunovski.

Sipas tij, një pjesë e prodhimit fermerët do të duhet ta vërtetojnë përmes dorëzimit te qendrat për përpunim ose blerje të produkteve.

“Gjithçka vendoset në kuadër ligjor për të monitoruar nivelin e prodhimit dhe në këtë mënyrë për të konfirmuar që sipërfaqet me të vërtetë po kultivohen“, shtoi ministri.

Tripunovski hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke theksuar se nuk ka shkurtim të subvencioneve, por vetëm futje të kushteve shtesë lidhur me prodhimin real.

“Reformat që po zbatojmë kanë për qëllim të vendosin një drejtim të qartë për periudhën në vijim. Subvencionet duhet të shkojnë tek ata që me të vërtetë punojnë dhe prodhojnë. Ky është një hap drejt rritjes së prodhimit vendas“, përfundoi ministri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe per gjashte muaj 69932505dee7a
Lajmi i mëparshëm

Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

me bikini te vogla rita ora ve ne pah linjat perfekte ne australi 69932d35c7db3
Lajmi i radhës

Me bikini të vogla, Rita Ora vë në pah linjat perfekte në Australi

Të fundit nga

Digjet baza ruse në Mariupol të Ukrainës

Në Mariupolin ukrainas të pushtuar nga ushtria ruse, një bazë ruse po digjet aktualisht në vendbanimin Richkove në rrethin Livoberezhnyi. Sipas Ukrinform, Petro Andriushchenko, kreu i Qendrës për Studimin e Pushtimit, e
ShkoLartë