trepca mposht prishtinen ne minatori fiton edhe rahoveci 690d157321e0b

Trepça mposht Prishtinën në “Minatori”, fiton edhe Rahoveci

November 6, 2025
1 minut lexim

Trepça e ka fituar ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 40:33.

Prishtina ishte vendase, por ndeshja megjithatë u zhvillua në Mitrovicë.

Që nga fillimi Trepça ka dominuar, për të fituar në fund me shtatë gola dallim.

Më efikasi te Trepça ishte Eris Beqiri me 14 gola. Sali Maxhera e Matheus Henrique i kishin nga nëntë, kurse me shumë pritje u dallua Mike Rahbek.

Albi Gjuka i realizoi nëntë gola për Prishtinën, derisa shtatë i kishte Lum Xhemajli.

Trepça e shënoi fitoren e tretë, derisa Prishtina e pësoi humbjen e katërt.

Të enjten luajti edhe kampioni, Rahoveci, që fitoi në Podujevë ndaj Llapit me rezultat 43:26.

Arbios Mushkolaj i shënoi 13 gola për “vreshtarët”, kurse Granit Kadiri i shtoi 11. Te llapjanët nga pesë gola i realizuan Blerton Hasani e Endrit Havolli.

Rahoveci i ka 10 pikë në vendin e parë, sa edhe Kastrioti në të dytin.

Llapi i ka dy pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet kerkesa e pd se per shkarkimin e presidentit bajram begaj ja si u votua ne kuvend 690d151596801
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj! Ja si u votua në Kuvend

ke per serbine dialog me kosoven dhe pergjegjesi per ngjarjet ne veri 690d15801ffd3
Lajmi i radhës

KE për Serbinë: Dialog me Kosovën dhe përgjegjësi për ngjarjet në veri

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë