tregut te punes i shtohen 17 7 mije pensioniste largohen 14 4 mije te rinj deri ne 29 vjec 6a2a4cd106cbc

Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç

June 11, 2026
min lexim

Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona në tremujorin e parë 2026 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa nevojat e tregut të punës po plotësohen me pensionistë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15–29 vjeç ka rënë me rreth 14.4 mijë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një tkurrje të fortë prej 8%.

Edhe grupmosha kryesore e tregut të punës, 30–64 vjeç, ka pësuar një rënie me mbi 18 mijë të punësuar, ose 2.1% më pak në terma vjetorë. Këto dy kategori përbëjnë bazën e fuqisë punëtore dhe rënia e tyre tregon dobësim të ndjeshëm të potencialit ekonomik të vendit.

Në të kundërt, dinamika është krejt tjetër për moshat mbi 64 vjeç. Numri i të punësuarve në këtë kategori që përfaqësohet nga pensionistët arriti në 140,713 persona dhe është rritur me rreth 17.7 mijë persona ose 14.4% më shumë për të njëjtën periudhë krahasimi.

Pensionistët e punësuar arritën në 12.2 % të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë 2026 nga 10.5% në tremujorin e parë të vitit 2025.

Teksa vendi humbet me shpejtësi punonjës në moshë aktive, pjesëmarrja e të moshuarve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të mbajtur në këmbë aktivitetin ekonomik. Një kombinim faktorësh, nga emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë, deri te nevoja ekonomike i shtyn pensionistët të vazhdojnë të punojnë.

Nëse kjo prirje vijon, tregu i punës rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në vitet në vijim, ndërsa barra për të mbajtur ekonominë aktive po zhvendoset tek pensionistët.

Rënia e fortë e të punësuarve në moshë pune sinjalizon që baza prodhuese e vendit po tkurret. Janë pikërisht të rinjtë dhe grup-mosha aktive që zakonisht mbajnë peshën kryesore të rritjes ekonomike, sepse janë më të prirur për të hyrë në sektorë të rinj, për të adoptuar teknologji dhe për të krijuar vlerë të shtuar. Nëse zvogëlohet, ekonomia humbet gradualisht ritmin dhe aftësinë për t’u zhvilluar.

Në anën tjetër rritja e punësimit te pensionistët nuk reflekton një zgjerim cilësor të tregut të punës, por më shumë një përshtatje ndaj mungesës. Të moshuarit që vazhdojnë të punojnë e bëjnë shpesh për arsye ekonomike dhe zakonisht në aktivitete më pak produktive, më tradicionale dhe jo gjithmonë formale. Kjo e zhvendos ekonominë drejt një strukture ku mbizotërojnë sektorë me produktivitet më të ulët dhe me më pak potencial për rritje.

Ndërsa ekonomia ka nevojë për më shumë energji, inovacion dhe zgjerim për tu përshtatur me revolucionin digjital, ajo po mbështetet gjithnjë e më shumë te një forcë pune që nuk është projektuar për të përballuar këto role. Nëse kjo prirje vazhdon, rreziku nuk është vetëm mungesa e punonjësve, por një ekonomi që funksionon me potencial më të ulët se sa mundësitë që ka.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbi 2 mije vendvotime te numeruara vv ja prin me 42 12 6a2a4c5362578
Lajmi i mëparshëm

Mbi 2 mijë vendvotime të numëruara, VV-ja prin me 42.12%

billy ray cyrus flet per periudhat sfiduese ne jete kur je ne fund te shkembit eshte e vetmja menyre per tu ngjitur 6a2a4dfc257c2
Lajmi i radhës

Billy Ray Cyrus flet për periudhat sfiduese në jetë: Kur je në fund të shkëmbit, është e vetmja mënyrë për t’u ngjitur

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.
ShkoLartë