tregu i peletave ne vend eshte stabilizuar ndersa depote nuk jane me te zbrazeta si nje muaj me pare 6929dbd0155f4

Tregu i peletave në vend është stabilizuar, ndërsa depotë nuk janë më të zbrazëta si një muaj më parë

November 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 nëntor – Stabilizohet tregu i peletave në vend. Depotë tanimë nuk janë të zbrazëta si rreth një muaj më parë. Kryetari i shoqatës së importuesve të peletave, Vlladimir Stojanovski njofton se ka mjaftueshëm sasi të qasshme, por çmimi i peletave vazhdon të mbetet i njëjtë, njësoj sikur kur kishim krizën me mungesën e tyre, kur edhe u rritën çmimet. Aktualisht 15 kilogramë peleta kushtojnë nga 330 deri në 360 denarë.

“Momentalisht tregu është më i stabilizuar, krahasuar me një muaj e gjysmë më parë, ka mjaftueshëm sasi të qasshme. Çmimet janë në të njëjtin nivel të periudhës prej para një muaji e gjysmë, kur kishte një rritje të caktuar, domethënë ka stabilizim, nuk ka rënie të çmimit por ka stabilizim të tregut”, tha Vlladimir Stojanovski, Kryetar i shoqatës së importuesve të peletave.

Nga ana tjetër, numri një i ndërmarrjes Pyjet Kombëtare, tha se ngrohja me dru mbetet burimi më i lirë i energjisë dhe interesimi i qytetarëve është shumë i lartë. Zdravko Trajanov theksoi se shumë qytetarë e keqpërdorin këtë mënyrë ngrohjeje, ku nëpër shporete djegin edhe mbetje të shumta, që ndikojnë në cilësinë e ajrit.

“Ne mbetemi burimi më i lirë i energjisë për momentin në shtet, interesimi për dru është normalisht i lartë, më duhet të them se këtë vit të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar me persona fizik dhe juridik janë plotësuar, dikund 99 përqind. Më duhet të tregoj dhe të bëj thirrje te qytetarët që të mos djegin mbetje nëpër shporete, pasi që ajo seriozisht ndikon në ndotjen e ajrit dhe mjedisit jetësorë…”, u shpreh Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Trajanov tha se përveç amvisërive, keqpërdorime ka edhe nga disa objekte industriale dhe punëtori. Ai bëri thirrje që institucionet të kryejnë inspektime rregullisht dhe të sigurojnë mjedis të pastër jetësorë. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dap pagesa nga tvsh ja ime eshte ne vazhdim deri me tani jane paguar 552 milione denare 6929d4b550c1b
Lajmi i mëparshëm

DAP: Pagesa nga “TVSH-ja Ime” është në vazhdim, deri më tani janë paguar 552 milionë denarë

aksident i rende pane tunelit te kerrabes perplasen 10 makina bllokohet qarkullimi 6929ddd5ccbbe
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë panë Tunelit të Kërrabës, përplasen 10 makina, bllokohet qarkullimi

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë