tre turiste te huaj shpetohen nga policia pas bllokimit ne shkembinjte e himares 6897bfa5636b3

Tre turistë të huaj shpëtohen nga policia pas bllokimit në shkëmbinjtë e Himarës

August 9, 2025
1 minut lexim

Tre turistë të huaj u shpëtuan nga Policia e Shqipërisë të shtunën në mbrëmje, pasi ishin bllokuar në zonën shkëmbore të plazhit të Akuariumit në Himarë.

Sipas njoftimit të Policisë, patrulla e rendit në zonën e Jalës ndërhyri menjëherë pas një njoftimi për turistët e bllokuar dhe pas kërkimeve në terren arriti t’i lokalizojë dhe nxjerrë nga vendi ku ishin ngujuar.

“Të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore,” thuhet në njoftimin zyrtar.

“Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë. Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpallen zgjedhjet lokale mbahen me 19 tetor 2025 6897b64851523
Lajmi i mëparshëm

Shpallen zgjedhjet lokale, mbahen më 19 tetor 2025

martinez emocionon me mesazhin lamtumires per barcelonen 6897c01cb7c78
Lajmi i radhës

Martinez emocionon me mesazhin lamtumirës për Barcelonën

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë