tre te rinj humbin jeten nga nje aksident i rende mes nente automjetesh ne frankfurt 68bedd9441d36

Tre të rinj humbin jetën nga një aksident i rëndë mes nëntë automjetesh në Frankfurt

September 8, 2025
1 minut lexim

Tre të rinj kanë humbur jetën sot mëngjesin e hershëm si pasojë e një aksidenti të rëndë në Frankfurt të Gjermanisë, në të cilin u përfshinë nëntë automjete.

Aksidenti fatal ndodhi në autostradën e njohur A3 drejt Offenbach dhe Frankfurt-Sud, kur një 25-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte një veturë në të djathtë, ka shkaktuar përplasjen kur po kthehej për të kaluar në shiritin e majtë.

Siç shkruajnë mediat gjermane, automjeti i tij ka përplasur veturën që po kalonte, duke e shpërndarë atë përtej ndarëses së mesme të rrugës, ku ka goditur edhe dy automjete tjera që udhëtonin në shiritin e kundërt.

Në këtë aksident tragjik, një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçare humbën jetën menjëherë, ndërsa një 38-vjeçar që udhëtonte në makinën e përplasur vdiq më vonë në spital.

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë.

Autostrada A3 u mbyll për disa orë, duke shkaktuar një bllokim të plotë deri në orët e para të mëngjesit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vellai i denis brajovic kush ishte shenjestra e atentatit mafioz ne shkoder u vrane dy te tjere por ai mbijetoi 68bedd2623be7
Lajmi i mëparshëm

Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi 

lufta ne ukraine trump fton lideret europiane ne shba ejani ta diskutojme ketu 68bedf45bad88
Lajmi i radhës

Lufta në Ukrainë/ Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

Të fundit nga

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Protestat ishin planifikuar disa javë më herët nga aktivistë
ShkoLartë