tre persona nga vushtrria jane raportuar te zhdukur ne shkup 6a5d4aa084360

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup

July 20, 2026
1 minut lexim

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup.

Bëhet fjalë për Ejup Ternavn, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin – të cilët sipas familjarëve nuk kanë qasje në telefona që nga mbrëmë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me të afërmit të cilët kanë treguar se Fatmirja e cila jeton në Gjermani kishte arritur në aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj bashkë me gruan e tij ishin nisur për ta marrë, por që nga ai moment nuk ka asnjë sinjal nga ta.

Njëri nga familjarët e tyre tha për redaksinë se nga dogana e kanë njoftuar se të zhdukurit nuk kanë pasur hyrje drejt Kosovës.

Po ashtu, sipas këtij familjari, janë njoftuar edhe policia dhe Ambasada në Shkup, por siç tha ai, nuk e kanë shpërndarë informacionin.

Kushdo që ka informacion për personat ose automjetin e tyre të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lily allen mahnit me pamjen e saj gjate pushimeve luksoze 6a5d48061f448
Lajmi i mëparshëm

Lily Allen mahnit me pamjen e saj gjatë pushimeve luksoze

disa paralele profesionale mund te mos formohen sulejmani po shqyrtojme kerkesat e shkollave 6a5d4bedde5db
Lajmi i radhës

Disa paralele profesionale mund të mos formohen, Sulejmani: Po shqyrtojmë kërkesat e shkollave

Të fundit nga

ShkoLartë