tre ngacmime seksuale brenda pese ditesh arrestohet emigranti ne britani 692ca04e5bf4d

Tre ngacmime seksuale brenda pesë ditësh, arrestohet emigranti në Britani

November 30, 2025
1 minut lexim

Një 30-vjeçar në Southampton është vënë nën akuzë për tre raste të ngacmimit seksual, të dyshuara të kenë ndodhur brenda pesë ditësh, si dhe për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Hampshire njoftoi se Sohail Amiri, 30 vjeç, banues në Highfield Lane, është identifikuar dhe arrestuar pas hetimeve të kryera mbi tre incidente të raportuara nga gra të ndryshme në zona të qytetit.

Sipas raportimeve, rasti më i fundit ndodhi më 25 nëntor në Upper Shaftesbury Avenue, pak pas mesnatës, kur një grua u afrua nga një burrë i panjohur që dyshohet se tentoi ta puthte. Viktima ka arritur ta largojë dhe ka raportuar ngjarjen në polici.

Dy incidente të tjera janë regjistruar më 23 shtator në Westwood Road, ku Amiri akuzohet se ka bërë komente dhe afrime të papërshtatshme ndaj dy grave.

“Forca jonë hetimore ka zhvilluar verifikimet e nevojshme dhe tashmë kemi ngritur akuzat përkatëse ndaj një personi,” tha Policia e Hampshire në një deklaratë. Amiri përballet me tre akuza për ngacmim seksual, si dhe me akuzën e hyrjes në MB pa leje, në kuadër të Nenit 24 të Aktit të Emigracionit 1971.

I dyshuari u paraqit dje para Gjykatës së Magjistraturës në Southampton, ndërsa çështja do të vijojë në seancat e radhës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

papa leo thirrje libanezeve te qendrojne ne vendin e tyre 692c9e73bd3b1
Lajmi i mëparshëm

Papa Leo thirrje libanezëve të qëndrojnë në vendin e tyre

chris dhe anna bashke per nje kauze te mire 692ca67b499a0
Lajmi i radhës

Chris dhe Anna bashkë për një kauzë të mirë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë