Tre gjigantë të muzikës padisin në gjykatë kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic

Publikuesit e muzikës Universal Music, ABKCO dhe Concord Publishing kanë paditur në gjykatën federale të Tennessee kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic duke e akuzuar për përdorimin e një sasie të panumërt të këngëve të mbrojtura nga të drejtat e autorit për trajnimin e robotit të saj Claude.

Padia thotë se Anthropic ka shkelur të drejtat e publikuesve duke përdorur të paktën 500 këngë nga “God Only Knows” të Beach Boys tek “Gimme Shelter” të Rolling Stones, “Uptown Funk” të Mark Ronson dhe Bruno Mars dhe “Halo” e Beyonce.

Shumë pronarë të drejtash përfshirë autorë dhe artistë vizualë kanë paditur kompanitë teknologjike si Meta dhe OpenAI për përdorimin e punëve të tyre në trajnimin e sistemeve të AI-së gjeneruese.

Padia e publikuesve të muzikës duket të jetë e para kundrejt Anthropic, kompani e cila ka tërhequr mbështetjen financiare të Google, Amazon dhe ish miliarderit famëkeq të kriptomonedhave Sam Bankman-Fried.

Padia akuzon Anthropic për shkeljen e të drejtave të autorit duke kopjuar tekstet e këngëve pa autorizim. Publikuesit thonë se roboti Claude riprodhon në mënyrë të paligjshme tekstet e tyre. Ata kërkuan dëmshpërblim dhe ndërprerjen e kësaj praktike. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Priten tre debutues në supersfidën Partizani – Tirana

Story i radhës

Francë, evakuohen 4 aeroporte për shkak të alarmeve për bombë

Të fundit nga