travis kelce nuk i mbajti dot lotet ne dasmen me taylor swift zbulohet momenti me prekes i ceremonise 6a4b5f9c34508

Travis Kelce nuk i mbajti dot lotët në dasmën me Taylor Swift, zbulohet momenti më prekës i ceremonisë

July 6, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja po dalin në dritë nga dasma e shumëpërfolur e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ndërsa të ftuar që ishin të pranishëm kanë zbuluar momentet më emocionale të ceremonisë së mbajtur në Madison Square Garden.

Sipas dy të ftuarve që folën për NBC News, ishte Travis Kelce ai që u emocionua më shumë gjatë shkëmbimit të betimeve, madje më tepër se vetë Taylor Swift.

“Do të mendonit se nusja do të ishte ajo që do të qante më shumë, por në fakt ishte Travis ai që ishte më emocional”, tha një nga të pranishmit, shkruan DailyMail.

Të njëjtat burime treguan se betimet e Taylor Swift përfshinin edhe një pjesë të kënduar nga artistja, ndërsa i gjithë momenti preku të pranishmit, duke bërë që shumë prej tyre të shpërthenin në lot.

Edhe nëna e Travis Kelce, Donna Kelce, dha një koment të shkurtër për ceremoninë, duke ruajtur diskrecionin për shkak të marrëveshjes së konfidencialitetit që kishin nënshkruar të ftuarit.

“Nuk mund të them shumë, përveçse ishte magjike! Magjike”, u shpreh ajo.

Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private para rreth 1,000 të ftuarve, mes tyre shumë emra të njohur të botës së muzikës, sportit dhe kinemasë.

Edhe pse dasma u organizua nën masa të rrepta privatësie, detaje të reja vazhdojnë të zbulohen nga ata që ishin të pranishëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raporti boteror i drogerave shqiperia nje nga vendet kryesore te tranzitit te heroines ne europe dyfishohet dhe kokaina 6a4b5e6f74754
Lajmi i mëparshëm

Raporti botëror i Drogërave: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

ska vonesa ne pikat kufitare 6a4b638d7db4b
Lajmi i radhës

S’ka vonesa në pikat kufitare

Të fundit nga

ShkoLartë