raporti boteror i drogerave shqiperia nje nga vendet kryesore te tranzitit te heroines ne europe dyfishohet dhe kokaina 6a4b5e6f74754

Raporti botëror i Drogërave: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

July 6, 2026
min lexim

Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet kryesore të nisjes ose tranzitit të ngarkesave të heroinës në Europë, sipas rasteve të sekuestrimeve të raportuara për periudhën 2021-2024.

Në hartën e publikuar në aneksin statistikor të Raportit botëror të Drogave (World Drug Report 2026), publikuar së fundmi, Shqipëria shfaqet me ngjyrën që identifikon vendet e përmendura si “shtetet kryesore të nisjes, ose tranzitit” për dërgesat e heroinës.

Në Europë, krahas Shqipërisë, në të njëjtën kategori shfaqen edhe Turqia, Bullgaria, Greqia, Italia, Spanja, Franca, Belgjika dhe Holanda. Jashtë Europës, harta përfshin vende si Afganistani, Irani, Pakistani, India, Kirgistani, Taxhikistani, si dhe disa vende në Afrikë dhe Azi.

Raporti “World Drug Report 2026” thekson se tregu global i opioidëve, ku përfshihet edhe heroina, ndodhet në një periudhë ndryshimesh të rëndësishme. Ndalimi i drogës në Afganistan në vitin 2022 ka ulur ndjeshëm prodhimin e opiumit dhe heroinës, ndërsa rritja e prodhimit në Mianmar nuk ka arritur të kompensojë rënien afgane.

UNODC paralajmëron se tregjet mund të përshtaten përmes ndryshimit të rrugëve, metodave të trafikimit dhe, në disa raste, zhvendosjes drejt opioidëve sintetikë më të fuqishëm. “Një ndërprerje e perceptuar ose reale në furnizimin me heroinë në tregjet kryesore të konsumit do t’i nxisë trafikantët të kërkojnë alternativa. Kjo, nga ana tjetër, mund të zhvendosë kultivimin e paligjshëm të opiumit dhe prodhimin ilegal të opiumit drejt vendeve të tjera, ose të nxisë kalimin te zëvendësues sintetikë, si fentanilet dhe nitazenet, apo opioidë të tjerë të rinj sintetikë — ndoshta edhe drejt substancave që nuk janë opioide:, thuhet në raport.

Harta tjetër, dyfishim i sekuestrimeve të kokainës

Në një tjetër hartë të raportit, Shqipëria shfaqet mes vendeve europiane me rritjen më të fortë të sekuestrimeve të kokainës në vitin 2024. Në hartën e UNODC, vendi është shënuar me ngjyrën që tregon dyfishim ose më shumë të sasive të kapura krahasuar me vitin 2023. Kjo e vendos Shqipërinë në të njëjtën kategori me disa vende të Europës Juglindore dhe Lindore, ku sekuestrimet u rritën ndjeshëm gjatë vitit. (shiko hartën e dytë)

Raporti thekson se në Europën Perëndimore dhe Qendrore, trafiku i kokainës ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Rreth vitit 2024, përpjekjet për goditjen e trafikut dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mes agjencive të zbatimit të ligjit mund të kenë detyruar rrjetet kriminale të përshtatin rrugët dhe mënyrat e transportit të drogës.

Sasia e kokainës së sekuestruar u rrit shtatëfish në periudhën 2014–2023. Megjithatë, në disa vende, në vitin 2024 u vu re rënie si e pastërtisë së kokainës në tregun me pakicë, ashtu edhe e sasive të sekuestruara, çka mund të sinjalizojë ndërprerje të përkohshme në disa zona, ndërsa flukset hyrëse po përshtateshin me pika të reja hyrjeje.

Në tërësi, sasia e kokainës së sekuestruar në Europën Perëndimore dhe Qendrore ra, ndërsa qendrat kryesore të trafikut u zhvendosën nga portet e rëndësishme të Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës drejt Francës, Portugalisë dhe Spanjës.

Rastet e zbulimit të dërgesave të kokainës drejt Europës të transportuara me kontejnerë u pakësuan në vendet kryesore europiane të destinacionit, ndërsa u shtuan në Amerikën e Jugut. Kjo sugjeron një zhvendosje në nivel global drejt sekuestrimeve më pranë vendeve të origjinës së drogës.

Numri i rasteve të zbulimit të dërgesave me kontejnerë drejt Belgjikës vijoi të rritet, por madhësia mesatare e ngarkesave ra me 39%. Kjo pasqyron një prirje të grupeve kriminale për të përdorur fshehje më të vogla dhe me rrezik më të ulët, veçanërisht brenda strukturave të kontejnerëve frigoriferikë.

Gjithashtu, edhe portet më të vogla duket se po fitojnë rëndësi në rrjetet e trafikut. Në përgjithësi, flukset e kokainës drejt Europës Perëndimore dhe Qendrore janë përshtatur për sa u përket rrugëve, pikave të hyrjes dhe metodave të trafikimit, por mbeten në nivele të larta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

miliona nga serbia per te akuzuarin per sulmin ne banjske 6a4b5df51153f
Lajmi i mëparshëm

Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë

travis kelce nuk i mbajti dot lotet ne dasmen me taylor swift zbulohet momenti me prekes i ceremonise 6a4b5f9c34508
Lajmi i radhës

Travis Kelce nuk i mbajti dot lotët në dasmën me Taylor Swift, zbulohet momenti më prekës i ceremonisë

Të fundit nga

S’ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). “Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare “Bogorodicë”, vërehet

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

Tension i ri në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës është shkaktuar nga një postim i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social, në të cilin ka publikuar një foto me Giorgia Melonin. Mediat italiane po raportojnë një sulm

Shitja e teknologjisë gjermane tek kompanitë kineze

Investitorët kinezë kanë blerë një numër të madh kompanish gjermane në dhjetë vitet e fundit. Analiza e emisionit Plusminus tregon gjendjen e këtyre kompanive sot. Në vitin 2016, blerjet kinezetë kompanive në Gjermani arritën kulmin.
ShkoLartë