Anis Mehmeti u largua nga Bristol Cityt.
Trajneri Gerhard Struber ishte përpjekur të sillej këtë javë, sikur do të shikonin përpara nëse sulmuesi shqiptar do largohej.
Sot ndërkohë nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh.
Trajneri i Bristolit tha fjalën e tij, para se Mehmeti të zyrtarizohej tek Ipsuiç.
“Dua të flas hapur. Mund t’ju tregoj se Anisi nuk është përfshirë për ndeshjen e nesërme.
Anisi është rrugës për testet mjekësore. Ai ka një ofertë të madhe në tavolinë nga një klub tjetër, dhe duket se Anisi do të ndryshojë drejtim.
Është pjesë e lojës, duhet të mësohemi me këtë dhe kjo është situata.
E dimë që Anisi ishte një nga lojtarët më interesantë për momentet vendimtare dhe ai u zhvillua vërtetë, vërtetë shumë shpejt në muajt e fundit, në një drejtim shumë interesant. Që në fund ai ka oferta të mëdha, duke parë paraqitjet e tij në pesë apo gjashtë muajt e fundit, kjo nuk është surprizë për mua.
Nga njëra anë, është shumë mirë të shohësh se si po funksionon futbolli ynë dhe sa interesant është për klube të tjera, si zhvillohen lojtarët. Nga ana tjetër, sigurisht që është për të ardhur keq që humbasim një nga lojtarët tanë më interesantë në momentet vendimtare.
Nuk është momenti për të qarë apo për t’u ankuar për diçka, është më shumë momenti që të shtyjmë përpara së bashku, në mënyrën tipike të Bristol Sitit.
Aty ku jemi, dhe të mos humbasim shumë kohë me gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë.
Nuk është në dorën time. Ne duhet të bëjmë gjithçka që na ndihmon, në fund, të fitojmë nesër dhe në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri i Bristol Sitit ndër të tjera.
Burimi: botasot.info


