trajneri personal flet per edon zhegroven jep detaje interesante 68d3d855bb8e4

Trajneri personal flet për Edon Zhegrovën, jep detaje interesante

September 24, 2025
1 minut lexim

Përgatitësi personal i Edon Zhegrovës, Ardian Sallahu, foli për “Tuttosport” duke theksuar gjendjen optimale të lojtarit të Juventusit:

“Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë, pa asnjë problem.

E kam ndihmuar ta kalojë dëmtimin dhe të kthehet më i fortë se kurrë.

Po, është ndryshe nga më parë”.

Sallahu shpjegoi se ndryshimi ka qenë i plotë, si nga ana fizike, ashtu edhe në zhvillimin e masës muskulore:

“Aktualisht është në kulmin e përgatitjes, gati për çdo sfidë”.

Ai tregoi edhe metodën e punës: “Punuam mbi kërkesat e rolit të tij, me stërvitje teknike me topin dhe lëvizje me intensitet të lartë.

Madje kishim një stërvitje të veçantë, nën presion të madh, ku Edon duhej të merrte vendime, tipike të lojës.

E njoh prej tri vitesh, kemi qenë bashkë edhe në kombëtaren e Kosovës”.

Në fund, Sallahu e përshkroi Zhegrovën si unik: “Kam punuar me shumë futbollistë, por Edon është special. Ka mentalitetin e atij që nuk dorëzohet kurrë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjkko denon me burg mikun e aldo bares ja sa vite do te qendroje pas hekurave 68d3d7f52ad6b
Lajmi i mëparshëm

GJKKO dënon me burg mikun e Aldo Bares! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave

pergjimet ne skyecc per trafikim droge e shpelarje parash se paku pese te arrestuar sot ne kosove 68d3d86266f49
Lajmi i radhës

Përgjimet në ‘SkyECC’ për trafikim droge e shpëlarje parash, së paku pesë të arrestuar sot në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë