trajneri i skuadres angleze habit per shqiptarin e kosoves do ta merrja me vete 68db189618508

Trajneri i skuadrës angleze habit për shqiptarin e Kosovës: Do ta merrja me vete

September 30, 2025
1 minut lexim

Futbollisti Arbër Hoxha është fjala e momentit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kroaci. 

Lojtari shqiptar po performon në nivelet më të larta, teksa në ndeshjen e fundit ka shënuar dhe asistuar brenda

45 minutash në kampionat, ndërsa më herët, ishte ylli i ndeshjes kundër Fenerbahces.

Fjalët më të mira po vijnë për të nga e gjitha Kroacia, por një deklaratë e fundit e trajnerit të Hull, Sergej Jakiroviq, ishte padyshim befasuese.

Aktualisht Jakiroviq është trajneri i Hull në Championship në Angli dhe nuk e fshehu prapaskenën që e dëshironte Hoxhën në Angli, por transferimi nuk u arrit për probleme burokratike.

I pyetur nga mediat kroate në lidhje me këtë super formë të Hoxhës, Jakiroviq tha:

“Çfarëdo që të them për Arbrin është kotësi fjalësh për mua gjithsesi, sepse e njoh shumë mirë atë djalë dhe ai erdhi te Dinamo Zagreb me iniciativën time.

Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur raketë dhe e di shumë mirë çfarë kam thënë dhe qëndroj pas çdo fjale.

Ai është një sulmues krahu i vërtetë, vertikal, agresiv, i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe me një gjuajtje të shkëlqyer, me të cilën mund të zgjidhë çdo situatë në të cilën ndodhet.
Në çdo bisedë ishim sa më të ndershëm dhe të hapur dhe ai ka cilësitë e një atleti të vërtetë.

Duhet të theksoj gjithashtu se ai vetë kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo, kështu që më tha se do të vinte për përgatitje sido që të ishte dhe do të nënshkruante çdo gjë, vetëm për t’u bërë lojtari ynë.

Do të doja të theksoja faktin se një pjesë e madhe e punës u bë nga z. Robert Markulin nga Slaven Belupo, të cilin dua ta falënderoj, sepse Dinamo sot ka një lojtar kaq të karaktershëm dhe të shkëlqyer.

Unë personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull këtë verë, por u penguam nga embargoja dhe, duke pasur parasysh kontratën e tij ekzistuese me Dinamon, ai nuk mundi të vinte.

Ko tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, tha trajneri i Hull.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u fsheh 40 minuta pas makines e kapi plumbi rikoshet detaje nga vrasja e biznesmenit italian 68db1838d7a90
Lajmi i mëparshëm

U fsheh 40 minuta pas makinës, e kapi plumbi rikoshet/ Detaje nga vrasja e biznesmenit italian

ai u be miliarder ne moshen 24 vjecare bashkethemeluesi i scale ai shpjegon se si kushdo mund te ndjeke hapat e tij 68db196fb870b
Lajmi i radhës

Ai u bë miliarder në moshën 24 vjeçare/ Bashkëthemeluesi i Scale AI shpjegon se si kushdo mund të ndjekë hapat e tij

Të fundit nga

ShkoLartë