trajneri i juventusit zhegrova mungon ne dy ndeshjet e ardhshme 68c4227436379

Trajneri i Juventusit: Zhegrova mungon në dy ndeshjet e ardhshme

September 12, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor ka folur në prag të super duelit ndaj Interit në kampionat. Strategu i njohur është shfaqur i lumtur me blerjet e bëra në ditët e fundit, ndërkohë që ka marrë ndjesi pozitive nga lojtarët e tij.

“Pas ndeshjeve të kombëtareve është gjithmonë e veçantë të përgatitësh ndeshjet, sepse ka detaje të ndryshme për t’u marrë parasysh. Ndjesitë janë pozitive, pas dy seancave stërvitore do të bëjmë përgatitjen finale. Unë ndihem pozitiv dhe më ka munguar futbolli i luajtur, tani rifillojmë.

Dy sulmues? Deri tani kemi luajtur gjithmonë me një sulmues dhe dy trekuartistë.

Ka pasur një punë të gjatë prej 5-6 muajsh për të ndërtuar këtë sistem, por tani duhet të mendojmë edhe për mënyra të tjera për të shfrytëzuar në maksimum cilësitë që kemi në skuadër. Do të duhet kohë, por në të ardhmen mund të provojmë edhe skema të ndryshme”.

Duke analizuar veçoritë e lojtarëve të tij, Tudor shtoi: “Openda ka nevojë për hapësira, është lojtar që shfrytëzon shpejtësinë.

David mund të luajë edhe pas sulmuesit, e ka bërë me Lille dhe në kombëtare.

Vlahoviq mund t’i bëjë të dyja rolet, edhe pse është më i fortë si qendërsulmues. Do ta shohim më tej se si do të përshtatim të gjithë”.

Sa i përket merkatos, trajneri bardhezi u shpreh i kënaqur me afrimet e reja: “Jam gjithmonë i lumtur.

Kanë ardhur dy lojtarë që do të na ndihmojnë menjëherë. Openda është gati, ndërsa Zhegrova jo, pasi ka kaluar një periudhë të gjatë pa luajtur.

Ai duhet të rikthehet në formë fizike dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme.

Nga takimi me Veronën do ta fusim gradualisht në grup. Ka tipare të ndryshme nga të tjerët dhe jam i bindur se do të jetë një armë më shumë për ne”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministrat e rinj salianji propozimet e rames jane per te perjetesuar sundimin e tij 68c4221492869
Lajmi i mëparshëm

Ministrat e rinj, Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij!

qeveria e kosoves reagon pas pezullimit te dialogut nga shba 68c42280e8dfc
Lajmi i radhës

Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut nga SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë