Interi do të përballet me Bologna-n, në kuadër të javës së 18-të të Serie A në futboll.
Ndeshja luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “San Siro” në Milano.
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, nuk do t’i çojë lojtarët e tij në një kamp stërvitor, siç është traditë, por ai ka punuar shumë për mënyrën më të mirë për të ndaluar mposhtur Bologna-n.
“E dimë që është një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari që mund t’ia vështirësojë gjërat kujtdo sepse ata kanë identitet dhe intensitet”, tha trajneri rumun në konferencën për shtyp.
Interi renditet në vend të dytë me 36 pikë, por ka një ndeshje e dy pikë më pak se lideri Milani dhe Bologna është në të shtatin me 26 sosh.
Burimi: botasot.info


