trajneri i bremen nuk kam pasur kurre nje lojtar si bonifejs 68c68d33dbe40

Trajneri i Bremen: Nuk kam pasur kurrë një lojtar si Bonifejs

September 14, 2025
1 minut lexim

Gjërat papritur po shkojnë më mirë për Verder Bremen.

Skuadra e Bundesligës, që shumë e kishin parashikuar të përfundojë në fund të renditjes, papritur ka një sulmues me nivel botëror për të udhëhequr sulmin. Trajneri i sapoemëruar, Horst Stefen nuk ka pasur kurrë një lojtar si huazimi i Leverkusen, Viktor Bonifejs.

Stefen përpiqej të qëndronte i qetë gjatë konferencës para ndeshjes. 56-vjeçari fillimisht sfidoi gazetarin që e pyeti, duke i kthyer përgjigje: “çfarë do të thoni me ‘një lojtar si ky’?” kur u pyet nëse kishte trajnuar ndonjëherë një futbollist me nivelin e Bonifejs.

“Jo, nuk kam pasur,” u përgjigj në fund. “Por ai nuk është ndryshe nga ata me vlerë më të ulët tregu. Ai është thjesht një person normal që luan futboll. Po përshtatet mirë këtu dhe jam optimist që do të marrë kohë loje.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

piramidat online 6 ne pranga 2 ne kerkim policia zbardh skemen mashtruese 68c68cd6a2db7
Lajmi i mëparshëm

Piramidat online, 6 në pranga, 2 në kërkim. Policia zbardh skemën mashtruese

karvani folklorik drejt hages ganimete musliu me kenge e flamure ne mision drejtesie 68c68d42d1930
Lajmi i radhës

Karvani folklorik drejt Hagës: Ganimete Musliu me këngë e flamurë në ‘mision drejtësie’

Të fundit nga

ShkoLartë