trajneri i beshiktashit e merr ne mbrojtje shqiptarin kur u ndodh kundershtareve nuk ua japin 697e8c43c680c

Trajneri i Beshiktashit e merr në mbrojtje shqiptarin: Kur u ndodh kundërshtarëve, nuk ua japin…

February 1, 2026
1 minut lexim

Futbollisti Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë me fanellën e Beshiktash sot, teksa i aktivizuar si zëvendësues, qëndroi vetëm pak minuta në fushë, fillimisht duke dhënë asist për golin e fitores 2:1, e më pas duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Por vendimi i gjyqtarit është kontestuar nga trajneri i Beshiktashit, Sergen Jalçin, i pyetur pas ndeshjes për situatën në fjalë.

Ai ka akuzuar gjyqtarët se veprojnë ndryshe me Beshiktashin dhe ndryshe me ekipet e tjera.

“Kur na ndodh ne, është një karton i kuq. kur i ndodh kundërshtarëve, është i verdhë.

Të dy qendërmbrojtësit e kundërshtarit duhej të kishin dalë me dy kartonë të verdhë  që në fund të pjesës së parë.

Është shumë e çuditshme që nuk ua treguan. Ata e mbyllën ndeshjen me nga një të verdhë secili.

Ne po luajmë vazhdimisht me 10 lojtarë, ndërsa kundërshtarët marrin paralajmërime apo të verdhë. Gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm.

Nëse ua jep atyre, na e jepni edhe ne gjithashtu

. Nuk duam asgjë ekstra. Ne e luajmë lojën në çdo mënyrë.

Kjo situatë e prish ekuilibrin tonë.

Në po luajmë derbi me 10 lojtarë.

Po shfaqen kartonë të kuq të panevojshëm. Kjo situatë nuk është aspak e shëndetshme”, tha ai pasi u pyet për kartonin e kuq të Asllanit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limi zbulon arsyen e largimit nga bb kisha marreveshje me produksionin 697e85b89cfcb
Lajmi i mëparshëm

Limi zbulon arsyen e largimit nga BB: Kisha marrëveshje me produksionin…

cfare e shkaktoi shperthimin ne iran autoritetet japin sqarimet e para 697e8d0d36757
Lajmi i radhës

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Iran? Autoritetet japin sqarimet e para

Të fundit nga

ShkoLartë