tragjike nje vajze 7 vjecare vdes ne karrigen e dentistit ne turqi 6a4fa7b1265db

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

July 9, 2026
1 minut lexim

Një ndërhyrje mjekësore, e cila synonte t’i kursente 7-vjeçares Ela disa vizita dhe dhimbje te dentisti, përfundoi në tragjedi.

Vajza e vogël humbi jetën në karrigen e dentistit në spitalin Davraz-Yaşam në Isparta, në jugperëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve, ndërhyrja nën anestezi të përgjithshme çoi në një arrest kardiak fatal, raporton The Bild.

Fëmija ishte paraqitur në klinikën private më 3 korrik dhe sipas gazetës britanike The Sun, mjekët planifikonin t’i trajtonin tetë dhëmbë gjatë një seance të vetme.

Për t’ia kursyer vajzës dhimbjet dhe stresin e disa trajtimeve të ndara, mjekët vendosën që të gjitha ndërhyrjet dentare të kryheshin njëherësh nën anestezi të përgjithshme.

Megjithatë, gjatë procedurës ndodhën komplikime të papritura.

Sipas raportimeve, ajo pësoi arrest kardiak gjatë operacionit, transmeton Klankosova.tv

Përpjekjet e ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses dhe 7-vjeçarja ndërroi jetë.

Rasti është marrë në hetim nga Prokuroria, e cila do të verifikojë nëse para anestezisë janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Avokati i familjes ka ngritur dyshime nëse janë kryer analizat për alergjitë dhe analizat e gjakut.

Ndërsa prindërit e Elas, Serap dhe Ali, kërkojnë të dinë se çfarë sasie anestezie i është administruar vajzës dhe nëse gjatë gjithë ndërhyrjes ka qenë i pranishëm një anestezist, siç kërkohet nga procedurat mjekësore.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Ndërkohë, klinika private në Isparta deklaroi se “janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore”, duke e cilësuar arrestin kardiak të 7-vjeçares si një komplikim të paparashikueshëm. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krimet me arme te ftohta shtohen rastet e mbajtjes se thikave dhe mjeteve te tjera 6a4fa74f96b92
Lajmi i mëparshëm

Krimet me armë të ftohta, shtohen rastet e mbajtjes së thikave dhe mjeteve të tjera

jo nga kafshimi i majmunit autopsia zbardh shkaktarin qe i mori jeten aktores turke 6a4fa87ba5c51
Lajmi i radhës

Jo nga kafshimi i majmunit! Autopsia zbardh shkaktarin që i mori jetën aktores turke

Të fundit nga

ShkoLartë