krimet me arme te ftohta shtohen rastet e mbajtjes se thikave dhe mjeteve te tjera 6a4fa74f96b92

Krimet me armë të ftohta, shtohen rastet e mbajtjes së thikave dhe mjeteve të tjera

July 9, 2026
1 minut lexim

Thikat, shkopinjtë e bejsbollit apo dorezat metalike po gjenden rëndom në duart e adoleshentëve apo të rinjve. Nuk janë armë zjarri, por po marrin jetë njësoj, pasi nëpërmjet përdorimit të tyre çdo konflikt i çastit kthehet në një rrezik real për jetën.

Rasti më i fundit është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në Korçë, ku një 42-vjeçar është plagosur në qafë me thikë nga një 54-vjeçar për motive të dobëta. Autori u prangos, ndërsa i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.

Dy ditë më parë, thika ishte në dorën e një 16-vjeçari në Kamëz, i cili goditi dy herë me thikë xhaxhain e tij, pasi ky i fundit e kishte kapur duke konsumuar lëndë narkotike.

Rasti më dramatik i përdorimit të armëve të ftohta nga adoleshentët është vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pas një konflikti mes bashkëmoshatarësh që nisi në rrjetet sociale dhe vijoi jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”.

Por thika nuk përdoret vetëm në konfliktet mes adoleshentëve. Ajo po shfaqet gjithnjë e më shpesh si “zgjidhje” edhe për mosmarrëveshje banale mes të rriturve; një debat për parkimin, një koment në rrjetet sociale apo një fjalë e thënë më shumë mjaftojnë që një konflikt të marrë fund me plagosje ose humbje jete.

Në muajin shkurt, në Tiranë, Egli Pashollari humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti për bllokimin e rrugës me makinë.

Bilanci i Policisë së Shtetit e pasqyron qartë këtë prirje në rritje të këtij lloji krimi. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë evidentuar 499 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta dhe krime të kryera me to.

Pavarësisht trendit në rritje të përdorimit të këtyre armëve dhe ngjarjeve të shkaktuara prej tyre, këto krime, në pjesën dërrmuese të tyre, janë të zbardhura dhe autorët janë vënë në pranga.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nis mbledhja e kryesise gruda i pdk se jep detaje rreth fteses se kurtit 6a4fa6d4d0ea9
Lajmi i mëparshëm

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

tragjike nje vajze 7 vjecare vdes ne karrigen e dentistit ne turqi 6a4fa7b1265db
Lajmi i radhës

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë