tragjedia qe la boten pa fjale mes tyre edhe nje shqiptar ja mesazhi prekes per martesen 697b78c2bbeb7

Tragjedia që la botën pa fjalë, mes tyre edhe një shqiptar! Ja mesazhi prekës për martesën

January 29, 2026
1 minut lexim

Një tragjedi e rëndë ka tronditur jo vetëm Greqinë, por edhe opinionin sportiv ndërkombëtar. 

Të martën që ë lamë pas, shtatë tifozë të klubit grek PAOK nga Selaniku humbën jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku pranë qytetit Timisoara në Rumani.

Furgoni me të cilin udhëtonin tifozët u përplas frontalish me një kamion në autostradën DN6 – rrugë që njihet nga vendasit si “rruga e vdekjes”.

Mediat rumune raportojnë se ky është aksidenti më i rëndë i regjistruar në këtë zonë në të paktën 20 vitet e fundit.

Përveç shtatë të vdekurve, tre persona të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Viktima e shtatë, Vasilis Palos, është me origjinë nga Shqipëria.

Një mesazh prekës lamtumire u publikua në Facebook nga Yannis Konstantinidis, mik i ngushtë i Dimitrisit, i cili e përshkroi atë si një djalë të ndershëm, punëtor, plot ëndrra dhe optimizëm për jetën.

Ai rrëfen se Dimitris kishte plane për të ardhmen, për punën, për jetën familjare dhe për martesën me të dashurën e tij Elpida, por mbi të gjitha kishte një dashuri të pakufishme për PAOK-un – dashuri që, fatkeqësisht, e çoi në këtë udhëtim fatal.

“Një moment i vetëm, një sekondë fatale, i ndryshoi gjithçka,” shkruan ai, duke shtuar se buzëqeshja, mirësia dhe dashuria e Dimitrisit për njerëzit do të mbeten përjetë në kujtesën e të gjithëve.

“Trishtimi është i madh edhe për Elpidën tënde të dashur, me të cilën biseduam se së shpejti do t’i propozoje martesë në shtëpinë e saj dhe me të cilën po kërkonim një shtëpi ku do të fillonit jetën tuaj së bashku”, – shkruan mes të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimitrov paga nuk eshte pune e deshirave por e kritereve ekonomike 697b6ffb6bc59
Lajmi i mëparshëm

Dimitrov: Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike

merz duhet te tregojme force dhe vetedije ne politiken globale 697b798a95c87
Lajmi i radhës

Merz: Duhet të tregojmë forcë dhe vetëdije në politikën globale

Të fundit nga

ShkoLartë