tragjedia me tren ne spanje qeveria premton 20 milione euro kompensim per familjet e viktimave opozita kerkon doreheqjen e ministrit te transportit 6978fb0b77cd0

Tragjedia me tren në Spanjë/ Qeveria premton 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Transportit

January 27, 2026
1 minut lexim

Spanja do të paguajë 20 milionë euro kompensim për viktimat e aksidentit me tren ku humbën jetën 45 persona dhe u plagosën mbi 150 të tjerë.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga ministri i Transportit, Oscar Puente. Sipas planit të qeverisë, familjet e viktimave do të përfitojnë nga 216 mijë euro secila, të cilat do të shpërndahen brenda një afati maksimal prej tre muajsh.

Përveç kësaj, do të ketë 72 mijë euro lehtësim tatimor, një pagesë paraprake sigurimi prej 72 mijë eurosh, si dhe 72 mijë euro të tjera nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtimit të pasagjerëve.

Ndërkohë, kompensimi për të lënduarit do të varjoj nga 2,400 deri në 84,000 euro, në varësi të dëmeve të pësuara, bëri të ditur ministri Puente.

“E dimë që procedurat normale dhe afatet ligjore nuk i përgjigjen gjithmonë urgjencave jetësore të një tragjedie të tillë. Viktimat nuk mund të presin me vite për mbështetje”, deklaroi Puente.

Ministri i Transportit ndodhet nën presion të fortë publik, pas aksidentit të rëndë në Adamuz dhe disa incidenteve të tjera të ndodhura brenda së njëjtës javë, përfshirë vdekjen e një makinisti treni në Katalonjë dhe dy aksidente të tjera pa viktima.

Në këtë kontekst, Partia Popullore, forca kryesore opozitare në Spanjë, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, Oscar Puente u shpreh se ka ndërgjegje të pastër, se po bën punën e tij sa më mirë që të jetë e mundur dhe se po përpiqet t’u komunikojë qytetarëve të gjithë informacionin e disponueshëm.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhia chandra permbyt irlanden njerezit bllokohen nga uji nderpritet energjia elektrike 6978f962a18da
Lajmi i mëparshëm

Stuhia Chandra përmbyt Irlandën, njerëzit bllokohen nga uji, ndërpritet energjia elektrike

ski qendra kodra e diellit do te paraqitet ne polici personi qe demtoi pisten me motociklete atv 6978fee0bca94
Lajmi i radhës

Ski Qendra “Kodra e Diellit”: Do të paraqitet në Polici personi që dëmtoi pistën me motoçikletë ATV

Të fundit nga

ShkoLartë