tragjedia me tre viktima ne mal te zi kryeministri shpall dy dite zie kombetare 6a9668358b657

Tragjedia me tre viktima në Mal të Zi, kryeministri shpall dy ditë zie kombëtare

September 1, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur datat 1 dhe 2 shtator si ditë zie, pas vrasjes së trefishtë të ndodhur në Danilovgrad.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, tha se është thellësisht i tronditur nga tragjedia, ku humbën jetën tre punonjës të poligonit të qitjes “Ceska zbrojevka”, Petar Globareviq, Momir Radonjiq dhe Nemanja Kapor.

“Jam thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në Danilovgrad, ku humbën jetën punonjësit e poligonit të qitjes ‘Češka zbrojevka’, Petar Globarević, Momir Radonjić dhe Nemanja Kapor. Në këtë moment të vështirë, familjeve dhe miqve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen e tyre”, deklaroi Spajiq.

Kryeministri bëri me dije se është në komunikim me ministrin e Brendshëm, Danilo Saranoviq, dhe drejtorin e Policisë, Lazar Scepanoviq, nga të cilët ka marrë garanci se autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në dispozicion për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë dhe lokalizimin e autorit.

Ai njoftoi gjithashtu se, për shkak të tragjedisë, qeveria do të miratojë vendimin për shpalljen e 1 dhe 2 shtatorit si ditë zie. Ndërkohë, fillimi i vitit të ri shkollor në Danilovgrad do të shtyhet për të enjten, 3 shtator.

Gjatë ditëve të zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha godinat e institucioneve shtetërore, autoriteteve të pushtetit vendor dhe institucioneve publike.

Gjithashtu, gjatë ditëve të zisë nuk do të zhvillohen në ambiente publike programe me karakter publik, kulturor apo argëtues. Në lokalet e gastronomisë nuk do të transmetohet muzikë.

Edhe mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara të përshtatin programet e tyre me shënimin e ditëve të zisë.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot protesta e 94 te kunder qeverise qytetaret nuk largohemi pa doreheqjen e edi rames 6a9667d339f4c
Lajmi i mëparshëm

Sot protesta e 94-të kundër qeverisë, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Edi Ramës

lionel richie shtrohet ne spital pas koncertit ne missouri 6a9668fb87fc4
Lajmi i radhës

Lionel Richie shtrohet në spital pas koncertit në Missouri

Të fundit nga

ShkoLartë