Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmw i ka kaluar tre muaj.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë ndryshimin e klasës politike, ndërsa një tjetër kërkesë e tyre është krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu anulimin e disa ligjeve, të cilat sipas tyre, prekin interesat e qytetarëve shqiptarë.
Përfaqësuesit e protestës kanë paralajmëruar se gjatë muajve shtator dhe tetor mobilizimi do të jetë edhe më i madh, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve.
Ata deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga protesta dhe do të vijojnë aksionin deri në largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Burimi: botasot.info


