tragjedi ne indi 18 elefante sulmojne nje shtepi 4 anetare te nje familje nderrojne jete mes tyre edhe nje foshnje tre muajshe 6990ca0143554

Tragjedi në Indi/ 18 elefantë sulmojnë një shtëpi, 4 anëtarë të një familje ndërrojnë jetë, mes tyre edhe një foshnje tre-muajshe

February 14, 2026
1 minut lexim

Një tragjedi ka goditur një fshat në Indi, ku një tufë prej 18 elefantësh sulmoi një fshat në mes të natës, duke lënë pas gjashtë viktima dhe shkatërrime të mëdha.

Sipas autoriteteve, mes viktimave ishin katër anëtarë të një familjeje, përfshirë një foshnjë tre-muajshe, ndërsa një fëmijë tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Sipas dëshmive të banorëve, elefantët mbërritën rreth mesnatës dhe shkatërruan shtëpitë që u dolën përpara.

“Ata erdhën papritur dhe shkatërruan gjithçka në rrugën e tyre”, tha një banor për mediat lokale. Një grua e moshuar raportohet të ketë qenë e vetmja e mbijetuar nga familja e saj.

Sipas raportimeve, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të fshatit Gondwar që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonat e pyllëzuara, ndërsa tufa ka lëvizur gjatë ditëve të fundit në distriktet Bokaro, Ramgarh dhe Hazaribagh, ku janë raportuar gjithashtu incidente të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjimshiti zverdhet ne fitoren e atalantes ne rome 6990c9027d62a
Lajmi i mëparshëm

Gjimshiti zverdhet në fitoren e Atalantës në Romë

bllokohet aksi rrugor ne dalje te tunelit te llogarase autoritetet thirrje qytetareve te tregojne kujdes 6990cac8e2dfc
Lajmi i radhës

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Të fundit nga

ShkoLartë