tragjedi ne france pas eliminimit te marokut vdes 17 vjecarja gjate festimeve 6a50dd114e577

Tragjedi në Francë pas eliminimit të Marokut, vdes 17-vjeçarja gjatë festimeve

July 10, 2026
1 minut lexim

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në veri të Francës gjatë festimeve për kualifikimin e kombëtares franceze në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pas fitores ndaj Marokut në çerekfinale.

Sipas raportimit të Le Parisien, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Aulnoye-Aymeries, në veri të Francës.

Bazuar në të dhënat paraprake, adoleshentja po festonte në pjesën e pasme të një kamioni, kur u rrëzua dhe më pas u shtyp nga mjeti.

Mediat franceze bëjnë të ditur se kamioni po përdorej për një paradë festive dhe kishte disa persona në bord.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa sipas burimeve pranë hetimit, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama i qarte slejojme qe anetaresimi ne be te banalizohet integrimi prek jeten e cdo shqiptari 6a50dcaf60245
Lajmi i mëparshëm

Rama i qartë: S’lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet, integrimi prek jetën e çdo shqiptari

gigi hadid mahnit me paraqitjen ne paris darkon me bradley cooper dhe pedro pascal pas dasmes se taylor swift 6a50dddc85715
Lajmi i radhës

Gigi Hadid mahnit me paraqitjen në Paris, darkon me Bradley Cooper dhe Pedro Pascal pas dasmës së Taylor Swift

Të fundit nga

ShkoLartë