trafikuan kanabis me perqindje te larte thc ne pranga dy te mitur nje ne kerkim 689b11bb77c89

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

August 12, 2025
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të mitur dhe kanë shpallur një tjetër në kërkim, pasi ishin të implikuar në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.



Mësohet se dy 17-vjeçarët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri.

“Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun vendas, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin e koduar “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri.

Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtoresha e shkarkuar e shkolles se mesme ne demir hisar ne bisede informative ne polici 689b10188dc0d
Lajmi i mëparshëm

Drejtoresha e shkarkuar e shkollës së mesme në Demir Hisar, në bisedë informative në polici

kerkoi ndeshkimin e izraelit deputetja perjashtohet nga parlamenti i zelandes se re 689b12e9e96f9
Lajmi i radhës

Kërkoi ndëshkimin e Izraelit/Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re

Të fundit nga

ShkoLartë