trafiku urban ne greve kryeqyteti mbetet ne kembe 692d4e11a5023

Trafiku Urban në grevë – kryeqyteti mbetet në “këmbë”

December 1, 2025
1 minut lexim

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Kryesindikalisti Elmi Gashi konfirmoi se protesta do të rifillojë nga ora 10:00 deri në 12:00, duke bllokuar aksin nga ndërtesa e Qeverisë deri te Komuna e Prishtinës.

Gashi shtoi se demonstratat nuk do të ndalen derisa fondet të kalojnë në llogaritë e ndërmarrjes dhe operatorëve privatë.

Bllokimi i buxhetit ka shkaktuar krizë të thellë në transportin publik. Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit. Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro.

Deri atëherë, qytetarët e Prishtinës pritet të përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje, ndërsa transporti publik mbetet i paralizuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

negociatat per paqe reagon donald trump ukraina ka disa probleme te vogla por besoj se kete here mund tia dalim 692d48e5a6eab
Lajmi i mëparshëm

Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim

toney ia thote ne sy elijones nuk je duke bere loje 692d4f3206000
Lajmi i radhës

Toney ia thotë në sy Elijonës: Nuk je duke bërë lojë…

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë