toshkovski safe city se shpejti do te gjobise edhe motociklistet pa kaske 6ac14463002bc

Toshkovski: “Safe City” së shpejti do të gjobisë edhe motoçiklistët pa kaskë

October 3, 2026
1 minut lexim

Nga MPB informojnë se vazhdimisht po kryhen kontrolle të forcuara aksioni në trafik, përfshirë kontrolle të drejtuara ndaj shoferëve të motoçikletave dhe mopedëve, me theks të veçantë te shpejtësia, posedimi i patentës së duhur të vozitjes, përdorimi i kaskës mbrojtëse dhe respektimi i rregullave të tjera të trafikut.

Si hap shtesë në këtë fushë, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot theksoi sistemin “Qyteti i Sigurt”, i cili zbulon edhe shkeljet e kryera nga shoferët e motoçikletave. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, sistemi së shpejti do të mund të gjobisë edhe ata që nuk mbajnë kaskë dhe me këtë rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Toshkovski ka theksuar se rezultatet e qasjes së re ndaj sigurisë në trafik tashmë janë të dukshme. Sipas tij, në nëntë muajt e parë të këtij viti ka 33 viktima më pak në trafik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, domethënë rreth 30 për qind më pak jetë njerëzore të humbura.

Numri i personave të lënduar, siç ka thënë, është zvogëluar me rreth 19 për qind, dhe në trendin pozitiv janë përfshirë edhe aksidentet e trafikut në të cilat marrin pjesë motoçiklistët.

“Këto rezultate nuk janë vetëm numra. Pas çdo numri qëndron një jetë njerëzore, një familje dhe e ardhmja e dikujt. ‘Qyteti i Sigurt’, kontrollet e forcuara, edukimi dhe, mbi të gjitha, sjellja e përgjegjshme e qytetarëve tregojnë se mund të ndryshojmë në thelb kulturën e trafikut. Qëllimi ynë është i qartë – më pak aksidente, më pak të lënduar dhe sa më pak jetë njerëzore të humbura”, porositi Toshkovski.

MPB njofton se do të vazhdojë me aktivitetet parandaluese, edukimin, kontrollet e forcuara dhe zbatimin e teknologjive moderne, me qëllim siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

miranda kerr shkelqen ne paris mahnit me fustanin e bardhe 6ac141c2db036
Lajmi i mëparshëm

Miranda Kerr shkëlqen në Paris, mahnit me fustanin e bardhë

bomba ne 5 qytete 25 persona ne pranga droge kanabis dhe para te sekuestruara 6ac145c8c8302
Lajmi i radhës

“BOMBA” në 5 qytete: 25 persona në pranga, drogë, kanabis dhe para të sekuestruara!

Të fundit nga

ShkoLartë