Modelja e njohur australiane, Miranda Kerr, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga qëndrimi në Paris, duke sjellë një paraqitje elegante dhe plot stil.
“Nga Parisi, me dashuri”, ka shkruar Kerr krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Në imazhet e saj, modelja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, i cili i thekson elegancën dhe stilin minimalist. Me një pamje të kuruar dhe një paraqitje të sofistikuar, Kerr duket në formë të shkëlqyer dhe tërheq vëmendjen në rrugët e kryeqytetit francez.

Miranda Kerr
Fotografitë nga Parisi morën vëmendje nga ndjekësit e saj, ndërsa Kerr edhe një herë dëshmoi se mbetet një nga emrat më të njohur të botës së modës.

Miranda Kerr

Miranda Kerr
Burimi: botasot.info


