tony blair takohet me netanyahu n dhe herzogun per bordin e paqes ne gaza 6aecff1984fdc

Tony Blair takohet me Netanyahu-n dhe Herzogun për Bordin e Paqes në Gaza

November 6, 2026
1 minut lexim

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është takuar veçmas me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, raportoi gazeta “The Jerusalem Post”.

Takimet janë pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ringjallur planin e presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e Bordit të Paqes në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta.

Blair pritet të takohet të premten edhe me Gadi Eisenkot, i cili konsiderohet si një kandidat i mundshëm për kryeministër të ardhshëm të Izraelit.

Bordi, i cili njoftoi një “armëpushim” në tetor të vitit 2025, ishte parashikuar të mbikëqyrte qeverisjen e Gazës, rindërtimin e saj dhe garantimin e sigurisë afatgjatë.

Megjithatë, ai ka dështuar të përmbushë shumicën e objektivave të tij, veçanërisht vetë armëpushimin. Izraeli nuk ka lejuar hyrjen në Rripin e Gazës të një administrate teknokratike për të marrë përsipër qeverisjen e territorit, ndërsa ndihmat për palestinezët në gjendje të rëndë vijojnë të jenë të kufizuara ndjeshëm. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident rrugor ne tirane perplasen motori dhe makina ne zonen e ali demit 6aecfee414690
Lajmi i mëparshëm

Aksident rrugor në Tiranë, përplasen motori dhe makina në zonën e Ali Demit

pese persona do te perballen me kallezime penale pas aksionit te policise ne kumanove dyshime per fajde dhe zhvatje qe nga viti 2021 6aecff6d8c3a3
Lajmi i radhës

Pesë persona do të përballen me kallëzime penale pas aksionit të policisë në Kumanovë: Dyshime për fajde dhe zhvatje që nga viti 2021

Të fundit nga

ShkoLartë