tonali rikthehet ne itali 68e534145c77b

Tonali rikthehet në Itali?

October 7, 2025
1 minut lexim

Sandro Tonali është rikthyer në Itali, por jo për një transferim të menjëhershëm.

Mesfushori i Newcastle United ka lënë përkohësisht Anglinë për t’u bashkuar me Kombëtaren Italiane, që do të përballet me Estoninë dhe Izraelin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.

Megjithatë, një rikthim i mundshëm në Serie A mbetet një temë e hapur.

Sipas Goal.com, Tonali është takuar në Milano me agjentin e tij Beppe Riso, ku përveç çështjeve personale dhe të kombëtares, është diskutuar edhe për të ardhmen e tij.

Në horizont duket Juventus, që prej kohësh ka shfaqur interes për ish-mesfushorin e Milanit. Tonali mbetet një dëshirë e vjetër e drejtorit sportiv Giuntoli, dhe emri i tij është ende në listën e bardhezinjve.

Megjithatë, një marrëveshje nuk do të ishte aspak e lehtë: Newcastle e bleu Tonalin për 65 milionë euro në verën e vitit 2023 dhe ai ka ende kontratë deri në 2028, me një pagë që arrin në 9 milionë euro në sezon. Tonali ndihet mirë në Premier League, por nuk do ta refuzonte një rikthim në Itali, nëse do të kishte një projekt të duhur sportiv..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e gjyqtarit astrit kalaja drejtesia do te vazhdoje misionin e saj me dinjitet gjykates se larte njofton mbledhjen e vecante 68e533b478ddf
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ “Drejtësia do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet”, Gjykatës së Lartë njofton mbledhjen e veçantë

siguria ne kosove e rajon vleresohet lart roli i britanise 68e5342194c1e
Lajmi i radhës

Siguria në Kosovë e rajon, vlerësohet lart roli i Britanisë

Të fundit nga

ShkoLartë